Misioni i Institutit të Lidershipit është formimi i një gjenerate të re të udhëheqësve shqiptarë sipas profilit, parimeve dhe vlerave të lidershipit perëndimor. Ne synojmë të ndërmjetësojmë njohjen me teorinë dhe praktikën e lidershipit autentik. Është detyrë e shkollës shqiptare të lidershipit të përshpejtojë transformimin drejt liderit të vërtetë që përmirëson hap pas hapi vetveten dhe merr përgjegjësinë të transformojë në ekip organizatën, komunitetin dhe kombin. Instituti i Lidershipit përpiqet të jetë në krye të këtij ndryshimi.

Misioni ynë është të inkurajojmë pjesëmarrësit e trajnimeve tona të marrin një rol udhëheqës në familje, biznes, media, shoqëri civile, politike dhe kudo tjetër, të zbulojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese për një botë më të mirë. Ne synojmë të afrojmë një edukim cilësor si një investim thelbësor për të realizuar Shqipërinë e ekselencës në çdo fushë, Shqipërinë e mirëqenies, Shqipërinë e konkurencës globale.

Për të realizuar këto objektiva ne sjellim programet e universiteteve më të mira në nivel global të përshtatura sipas realitetit shqiptar, përzgjedhim trajnuesit më të mirë me arritjetë larta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Proçesi arsimor bazohet në një ndarje kolektive të eksperiencave më të mira të lidershipit në kohë dhe hapësirë, të përvojave më domethënëse të pjesëmarrësve dhe të të ftuarve me background të spikatur drejtues në biznes, politikë, media, organizata jofitimprurëse etj. Literatura e përdorur është e instituteve dhe universiteteve më të mira ku spikasin autorët e Harvard Kennedy School, Harvard Business School, Princeton, Yale, Cambridge, Columbia etj. Profesorët dhe pjesëmarrësit i kompletojnë njohuritë me vëzhgimet e tyre origjinale mbi realitetin shqiptar dhe vendet ku kanë jetuar. Ne synojmë të kontribuojmë në rritjen e kërkimit shkencor të fushës dhe testimin e opinionit publik për një njohje më të madhe të të vërtetave, për një vendimmarrje bazuar në të dhëna shkencore.