Në fillim të viteve ’90 shumë prej nesh përjetuam rënien e regjimit totalitar dhe pasojat e tij në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Filloi një eksod historik i një të tretës së popullsisë që u detyrua nga skamja të endej rrugëve të botës për një jetë më të mirë. Shqiptarët iknin duke lënë pas atdheun, pronën dhe familjen se ky vend ishte keqqeverisur dhe nuk afronte jetën që kishim nevojë. Në vendet ku jetuam apo vizituam pamë diferencën midis botës ku u rritëm dhe asaj në të cilën po formoheshim. Me vite u bindëm se lidershipi bën diferencën, se disa udhëheqës mendjehapur e demokratë çlirojnë energjitë dhe ndërtojnë mirëqënie kombëtare ndërsa disa të tjerë me aksente sunduese paralizojnë iniciativën individuale dhe rrënojnë jetën e bashkëkombasve të tyre.

Me dëshirën për t’iu përafruar botës së civilizuar, ne u hapëm, lëvizëm, thelluam dijet nëçdo fushë, brenda dhe jashtë vendit, dhe jemi tëetur që të rejat që qeverisin botën të bëhen pjesë e realitetit shqiptar. Kështu lindi edhe ideja e Institutit të Lidershipit, me aspiratën për një transformim të lidershipit publik sipas modeleve perëndimore, për një Shqipëri të shekullit të 21 si pjesë dinjitoze e kësaj bote.